“Ça po ndodh me trupin tim?”/ Megi Pojani shqetëson fansat me foton e fundit: S’i përballoj dot më

Megi Pojani ndan pothuajse gjithçka me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Herë ndan poza dhe foto provokuese e herë video ‘funny’, por kësaj here ajo ka ndarë me fansat e saj një problem shëndetësor. Në një foto të publikuar në Instastory, Megi tregon se nuk është zgjuar mirë, pasi i ka pasur sytë gati të mbyllur dhe në lot.

“Sot u zgjova me syrin e kuq, të lotuar dhe gati të mbyllur. Ça po ndodh me trupin tim o Perëndiii, nga dy siklete përditë s’i përballoj dot më”-shkruan Megi, pa treguar detaje.

Kujtomë se së fundmi Megi ka bërë gjithashtu një postim të këmbëve të saj krahas së cilit shkruante se nuk ofron imazhe të plota pa para.

 

Më tej ajo publikoi një tjetër foto ku iu tregon ndjekësve “çmimin fillestar” për të parë fotot e plota të këmbëve të saj.

Megjithëse në kontekstin e shakasë, në Instagramin e saj kanë mbërritur oferta me shuma marramendëse që fillojnë nga 1000euro deri në 5 milionë. Vetë aktorja ka ndarë disa mesazhe në rrejtin social ku mes të tjerash në një ofertë prej 5000euro, ajo nuk harron të përmendë tërthorazi Endri Çekiçin. “Kemi 5k, ofertë tjetër para se të përplaset çekiçi?”- shkruan Megi.

Më tej krahas një fotoje të mesazheve që ka marrë me ofertat e ndjekësve, ajo shkruan:  “Fatkeqësia jonë si komb është që kemi shumë llafe. Do postoj IBANIN. Aty ka vetgjyqësi dhe ndahet mashtruesi nga zotëri.”

Aktorja provokoi disa ditë më parë me postimin e saj në rrjetet sociale mes zërave që kanë nisur prej kohësh për lidhjen e saj me futbollistin e Kombëtares Endri Çekiçin. Çfarë bëri Megi?

Ajo publikoi një foto ku shihen dy filaxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë.” Kjo ‘shashkë’ erdhi pak ditë pasi dyshja u bë kryefjalë e mediave duke u shfaqur në të njëjtin ashensor.

 Prej kohësh tashmë, Megi dhe Endri përfliten se janë në një romancë së bashku. E gjitha nisi pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.

 

“Ça po ndodh me trupin tim?”/ Megi Pojani shqetëson fansat me foton e fundit: S’i përballoj dot më

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook