ZYRTARE/ Konfirmohet “divorci”, Vllaznia njofton largimin e radhës…

Matko Djarmati nuk është më drejtori sportiv i Vllaznisë.

MATKO DJARMATI

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi shkodran me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku njoftojnë ndarjen me drejtorin sportiv.

Kroati ishte pjesë e kuqebluve prej dy vitesh ku luajti një rol kryesor për merkaton e skuadrës shkodrane.

Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë Djarmatin në këtë post, në një kohë që në orët e fundit është lakuar edhe emri i ish-trajnerit Elvis Plori.

Gjithsesi, burime të gazetës në klub tregojnë se gjasat më të mëdha janë që presidenti Xhaferi të ofrojë në rolin e drejtorit sportiv një tjetër emër, i cili ka eksperiencë në të kaluarën në këtë detyrë.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv z. Matko Djarmati ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falenderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.”

DJ

– Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Konfirmohet “divorci”, Vllaznia njofton largimin e radhës…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook