FOTO/ Policia britanike vendos 10 mijë paund shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve në Uells, akuzohen për vrasjen e një të riu (Emrat)

Swe 696x375

Policia britanike ka vënë në dispozicion, një shpërblim deri në 10,000 £ për informacionin që çon në arrestimin e dy shqiptarëve të kërkuar për vrasjen e Tomasz Waga më 28 janar 2021.

Por dy shtetas shqiptarë mbeten ende në kërkim si të dyshuar për vrasje: 29-vjeçari Artan Palluci, banues në Cathays, Cardiff; dhe 22-vjeçari Elidon Elezi, banues në East Finchley, Londër.

Policia i bën apel komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj për t’i ndihmuar ata të lokalizojnë dy të rinjtë. Një shpërblim deri në 10,000 £ i ofrohet kujtdo që jep informacion të saktë që çon në arrestimin e tyre. Inspektori detektiv Stuart Wales, nga Policia e Uellsit të Jugut, tha:
Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për ne që të ndjekim personat e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi lidhje të shkëlqyera me kolegët e zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, përfshirë Shqipërinë. Unë do t’i bëj thirrje Pallucit dhe Elezit që është në interesin e tyre të dalin vullnetarisht dhe të rrëfejnë për atë që ka ndodhur më janar 2021.

Hysland Aliaj, 31 vjeç, u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe në qershor në një operacion të përbashkët që përfshinte detektivët e krimit të Policisë së Uellsit të Jugut dhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit. Ai bashkohet me katër shqiptarët e tjerë: Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla dhe Mario Qato të cilët do të dalin në gjyq në tetor të akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera të ngjashme.

FOTO/ Policia britanike vendos 10 mijë paund shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve në Uells, akuzohen për vrasjen e një të riu (Emrat)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook