Një 60- vjeçare ka rrezikuar të mbytej në plazhin “Uji i Ftohtë”.
Shtetasja me inicialet D. M. është dërguar në spital ku aktualisht gjendet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.