Matko Djarmati dhe Vllaznia ndanë zyrtarisht rrugët. Pas lajmit të bërë publik nga klubi shkodran tani ka reaguar vetë ish-drejtori sportiv i kuqebluve, Djarmati me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” duke thënë se ka qenë një kënaqësi e madhe që ishte pjesë e Vllaznisë:
“Miq, dashamirës, fansë të Vllaznisë, dua t’iu njoftoj se pas dy vitesh të bukura pranë këtij ekipi, pas 2 trofeve të fituara, ka ardhur koha të vazhdojmë në drejtime të ndryshme.
Rrugët tona do ndahen por unë nuk do harroj kurrë kolegët, stafin, lojtarët, fansët e jashtëzakonshëm por edhe kritikët te cilët me kritikat e tyre me kanë motivuar të punoj më fort.
Suksese Vllaznia, ka qenë kënaqësi puna këto dy vite.”, ishte postimi i Matko Djarmatit.
– Arena e Lajmit
Loading…