Përfshihet nga flakët apartamenti në Korçë, dyshohet për shkak të bombolës së gazit, policia jep detajet e para

E0d8369a Df08 4824 B36a 3bea537f9940

Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen 18 të qytetit të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se banesa në të cilën ka rënë zjarri, ka qenë në pronësi të shtetasit Gëzim Mollaymeri, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka dëme në njerëz.

Policia njofton se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat zjarrëfikse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në apartamentet e tjera.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G. M., dyshohet nga shpërthimi i një bombole gazi. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka lëndime në njerëz. Shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Përfshihet nga flakët apartamenti në Korçë, dyshohet për shkak të bombolës së gazit, policia jep detajet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook