Presidenti i ri, votimi i parë në 16 maj. PS rrëzon kërkesën e Mediut për Berishën (E PLOTE)

Whatsapp Image 2022 05 04 At 1.01.56 Pm

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot për të nisur procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit vendosi që ta shtyjë për në datën 10 maj zyrtarisht fillimin e procedurave dhe në 16 maj votimin e parë.

Kjo ishte pika ku PS-ja dhe PD-ja janë ranë dakord në mbledhjen që u zhvillua me praninë e mediave.

Por teksa ranë dakord për datën dhe procedurat që do të ndiqen, maxhoranca nuk pranoi një propozim të Fatmir Mediut për të përfshirë të gjithë deputetët në procesin e konsultimeve.

Një kërkesë e tillë do të thoshte që pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve të bëhej edhe grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili për momentin nuk ka drejtimin e grupit parlamentar të PD-së.

Debati në mbledhje

Alibeaj: Të caktohet dhe të procedohet me fillimin e procedurave për presidentin e ri dhe për caktimin e raundit të parë. Unë do kisha këto sugjerime. Së pari; përfaqësues të opozitës marrin pjesë në këtë proces, duke qenë si detyrim kushtetues dhe edhe ndaj publikut, shqiptarëve, detyrim që nuk duhet t’i shmangemi. Propozimi juaj është që sot data 4 maj, të konsiderohet si momenti kohor i fillimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, dhe për rrjedhojë të jetë data 10, data e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord. Do të doja t’ju vija në dijeni juve se përse. Procesi i zgjedhjes së presidenti, është proces që duhet të jetë në shërbim të publikut. Është proces që zhvillohet për shkak të parashikimeve kushtuese, që zhvillohet trendi politikës, por duhet ti shërbeje publikut. Duhet të bëjmë zgjedhjet tona që publiku të jetë i mirinformuar. Për këtë arsye unë sugjeroj që si datë, si moment i shartimit të procesit në 24 maj. Besoj që do të duhet ta krijojmë këtë traditë që Konferenca e Kryetarëve pavarësisht propozimeve që i vijnë duke respektuar gjithmonë afatet Kushtetuese. Afati i fundit është 24 maj. Kushtetuta thotë që procesi do të duhet të thuhet të fillojë së paku në 24 maj.

Mediu: Ky është një proces që duhet të përfshirë të gjithë trupën e deputeteve të Kuvendit. S’ka autoritet dhe as individë të caktuar apo parti të veçuara, por të gjithë të jenë të përfshirë. Propozimi im i parë, pasi është me rëndësi, është që të arrijmë në një marrëveshje që të kemi një President që të jetë mbi palët. Ndaj mendoj që të konsiderojmë dhe deputetët dhe grupet parlamentare dhe partitë. i bëj kërkesë kësaj mbledhje që është në interes të këtyre negociatave, që të ketë një përfaqësi mes maxhorancës dhe opozitës. Duhet të kryhen këto negociata jashtë procesit formal. Mendoj se bëjmë shkelje flagrante të kushtetutës ndaj të mos kemi ngut të fillojmë në 10, por të kemi kohë për të vendosur kriteret që lidhen me funksionin e Presidentit.

Balla: E rëndësishme është që i gjithë procesi nga dita e parë deri ditën e fundit të jetë sipas Kushtetutës. Tradita parlamentare është e konsoliduar për këtë proces. Për t’iu përgjigjur Mediu për një proces partiak dhe gjithëpërfshirës, procesi do të jetë vetëm në Kuvendin e Shqipërisë dhe vetëm me grupet parlamentare. Ky është kushti i vetëm që ka PS. Se ç’bëni ju në krahun tuaj të opozitës për të ardhur një treshe përfaqësuese, bini dakord ju, por i gjithë procesi do të zhvillohet në Kuvend. Rregullorja e kuvendit ka përcaktuar grupet parlamentare si të vetmet organizime të mirëfillta të Parlamentit. Opozita brenda vetes ka proceset e veta, edhe maxhoranca ka proceset e veta. Lidhur me kërkesën tjetër të opozitës për datën se kur duhet të nisë procesi i zgjedhjes së Presidentit, Balla u shpreh se “Ju siguroj gatishmërinë tonë që afatet të mos jenë afate të të palëvizshme por një gjë do të jetë e sigurtë, në asnjë rast nga eksperienca shumë vjeçare nuk do të tolerojmë që afate të caktuara të kthehen në debat interpretative dhe në fund dikush të shkojë të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta thotë diferenca nga raundi në raund jo më vonë se shtatë ditë. Kjo është një mënyrë që e kemi traditë në Parlament që nuk e numërojmë datën e fundit se ajo pastaj ka debat. Nëse ju do insistoni deri në fund se doni më shumë kohë dhe doni datën 10, atëherë konferenca e kryetarëve të ndërpresë punimet dhe të vazhdojë mbledhja në datën 10, në datën 16 të mbahet raundi i parë i votimit. Të lëmë afat deri në datë 15, në orën 16:00, të jenë depozituar emrat dhe në datën 16 paradite, ora 10:00, të mblidhet komisioni i ligjeve për shqyrtim dhe të shkojmë në seancë plenare pasdite.

Duma: Jemi në një moment që është maja e treguesit të demokracisë. Në këto 30 vite kmei dëgjuar shumë për frymën dhe gërmën e Kushtetutës. Nga pikëpamja e frymës nuk po nis sot procesi i zgjedhjes së Presidentit. Ju e keni nisur procesin me zarfa të mbyllur. Në rast se do flisnim për jo utopi por për një demokraci konstruktive, do ta shikoja si një gjest të fisnikërisë politike që maxhoranca në fillim të çonte stafetën te PD dhe të thoshte: t’ia lëmë PD-së propozimet. Ka shumë gjasa që PD do sillte individë politikë apo apolitikë mbetet paragjykim. Elementi i dytë janë kriteret. Kushtetuta ka vendosur kritere gjeneraliste. Besoj që duhet të kishim diskutuar për kritere në 15 ditë. Ju keni mbyllur procesin tuaj me zarfa, i cili nuk është një proces që në mbylljen e tij jep transparencë. Pasi të diskutohej mbi emrat dhe kriteret që kishte dhënë opozita, të niste diskutimi. Këto afate në frymë janë të cënuara sepse procesi pa kritere riskon të shkojë në një farsë. Kështu duket sikur po shkon pas zarfave tuaj të mbyllur.

Spiropali: Padiskutim ky është një proces i rëndësishëm, nga më të rëndësishmit, për një shumicë që është e përgjegjshme. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë për kolegët dhe publikun që nuk dëshirojmë të zgjedhim një president të PS, por të Republikës. E kemi pasur në Presidencë një figurë që nuk na nderon dhe s’ka përfaqësuar unitetin e popullit, por një shëmbëlltyrë e shëmtuar opozitare e një kohe tjetër. Sot kemi rënë dakord për të zhvilluar Konferencën e Kryetarëve, për të nisur procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Ne duhet të vijmë që në raundin e parë me emra konkret. Meqë 24 maj është fakti i fundit i përmbylljes së procesit, 16 maj është afati më i mirë. Na vaftë mbarë.

Tabaku: Nuk kemi dakordësuar për Konferencë Kryetarësh, jemi me kërkesën e zotit Balla dhe zonjës Nikolla. Procesi nuk ka nisur me seriozitetin që i takonte. Ndryshe nga sa thoni për të zgjedhur një kandidat që nuk është i PS, ka lindur dhe nisur në PS në fakt, dhe këtu vendoset një pikëpyetje, do ishte bërë konferenca e Kryetarëve dhe më pas do ishte bërë një votim i brendshëm. Maxhoranca nuk e ka legjitimitetin të zgjedhë një president vetëm. Procesi të jetë gjithë përfshirës. Çdo takim e diskutim duhet të ketë transparencë, nuk do zgjedhim një përfaqësues të PS, por individ që do ketë detyrën për të ruajtur sovranitetin. Duhej të niste me takimin e kryetarëve dhe më pas proceset e brendshme. T’i japim këtij procesi seriozitet duke pasur vendimmarrje dhe jo fakte të kryera. Kam një kërkesë, procesi të ketë transparencë dhe gjithëpërfshirje dhe nuk mund të ndodhë me detyrim. Më vjen mirë që u caktua një datë për të dhënë kohë. Fatkeqësisht, do duhej të prisje këtë ditë që Partia Socialiste të mos ia vendosim damkën Presidentit si “President i zarfit”, por le ta konsiderojmë propozimin e Ballës për ta shtyrë vendimin në konferencën e ardhshme.

Balla: Unë mendoj që në fjalën time isha i qartë. Thirrja e konferencës së kryetarëve sot është njësoj si në vitin 2007, 2012 dhe 2017. Zonja Tabaku në fjalën e saj u mor me çfarë bëjmë ne brenda nesh, por kjo na takon ne. Të krijojmë model që ata që gjërat i bëjnë në kohë të mos paragjykohen. Përgjegjshmëria e PS ka qenë që ne këtë proces ta trajtojmë në kohë. Me shpresën që pas kësaj mbledhjeje ne do ulemi dhe do flasim për Presidentin e ri, të ulemi dhe për vendimin më të vogël marr propozimet e deputetëve të grupit tim. Ç’punë ke ti me procedurën që bëj unë me deputetë të grupit tim parlamentar. Mbledhja vijon më 10 maj, te ky proces është mirë të vëmë interesin kombëtar mbi interesat e vogla.

Presidenti i ri, votimi i parë në 16 maj. PS rrëzon kërkesën e Mediut për Berishën (E PLOTE)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook