Dita e sotme ka qenë e “lamtumirave” nga skuadra e Liverpulit.
Nga “The Reds” përveç Divok Origit që do të vazhdojë me shumë mundësi karrierën te Milani, i kanë dhënë fund aventurës Sheji Oho, Ben Vudbërn dhe protagonisti i humbjes së finales së Champions-it në sezonin 2017/2018 ndaj Realit të Madridit, Loris Karius, ku madrilenët u shpallën kampionë Europe pasi fituan me rezultatin 3-1.
Portieri gjerman tërhoqi vëmendjen me gabimet e tij në atë ndeshje ndaj “Los Blancos” dhe që nga ai moment nuk e ka veshur më kurrë fanellën e Liverpulit.
Që nga ajo finale, gardiani 28-vjeçar është huazuar te Beshiktashi ku qëndroi për dy sezone dhe së fundmi te Union Berlini ku u aktivizua gjithsej në Bundesligë vetëm 4 ndeshje.
Our Premier League retained list has been submitted, confirming the departures of several senior and Academy players this summer ⤵️
— Liverpool FC (@LFC) June 9, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…