Shtatori për Dua Lipën ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme: Në Ibiza, me ngjyra, xixa dhe duke festuar.
Ditët e fundit artistja me origjinë shqiptare ndodhet në Spanjë ku po pushon para se të rikthehet në turneut e saj “Future Nostalgia”. Ditën e sotme ajo ka postuar disa foto në Instagram ku shfaqet shumë elegante teksa nxjerr në pah format e saj seksi.
Dua pozon me një set dypjesësh ngjyrë të gjelbër me shkëlqim që e bën edhe më vezëllues look-un e saj. Set përbëhet nga një fund me disa të çara anash dhe një crop-top minimalist. Veshjen Dua e ka shoqëruar me një varse me ngjyrën e veshjes. Ajo ka veshur një palë taka ngjyrë jeshile teksa mban një orë të vogël.
Shfaqjet e saj pa makeup nuk janë diçka e re pasi këngëtarja nuk ka komplekse të shfaqet si është, andaj dhe këtë herë: 0 grim. Flokët i ka lënë në gjendje natyrale, lëshuar dhe me pak onde. “Shtator”- ka shkruar ajo krah fotove në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Ditën e djeshme Dua ndezi rrjetin me rrobabanjot stil “body” me printe. Rrobabanjot kanë një dekolte të theksuar që është e çarë deri në pjesën e barkut. Bikinit i kishte shoqëruar me një pjesë të njëjtë rreth belit.
Ajo e kishte shoqëruar look-un me një çantë të vogël dhe disa byzylykë me perla, unaza dhe vathë. Flokët i kishte kapur bisht teksa ka vendosur mos të bëjë makeup. “E puthur nga dielli spanjoll”- shkruante ajo krah fotove.
View this post on Instagram
Pas performancës në “Sunny Hill” në Kosovë dhe në një festival në Rumani, Dua Lipa ndodhet në Spanjë, ku fillimisht festoi ditëlindjen e saj. Më pas bëri një dalje të guximshme e të bujshme në dasmën e stilistit Jacquemus në Francë. Tani është rikthyer në Spanjë ku festoi edhe ditëlindjen e një mikeshe së fundmi.
Shumë shpejt Dua pritet të rinisë turneun e saj “Future Nostalgia” me koncertet në disa vende të botës dhe në nëntor pritet të rikthehet në Shqipëri.
View this post on Instagram