Legjenda i del në krahë Gjermanisë dhe flet me siguri, Balak: Kjo kombëtare më bind për Botëror

Mikael Balak tha se ndeshja me Anglinë ishte nga më të mirat që kur në skuadër ka ardhur Hansi Flik. Ishmesfushori i Gjermanisë tha për “DW” se “Pancerat” janë në rrugën e duhur:

BALAK

“Ishte një ndeshje e bukur dhe shumë e shpejtë. Pjesa e parë foli për ne, ndërsa anglezët bënë më mirë në 45 minutat e dyta. Ishte një nga ndeshjet më të mira të kombëtares që kur trajner është Hansi Flik.

Jam i bindur që në Botëror kjo skuadër do të shkojë shumë larg. Të mos harrojmë se lojtarë si Marko Rojs nuk ishin në dispozicion ndaj ‘Tre Luanëve’”. I pyetur nëse do të rikthehej në futboll si trajner, Balak tha: “Nuk e di, për momentin më pëlqen të bëj opinionistin, të shohim”.

Arena e Lajmit


Loading…

Legjenda i del në krahë Gjermanisë dhe flet me siguri, Balak: Kjo kombëtare më bind për Botëror

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook