Protesta e opozitës, reagimi i parë nga PS: Një lajm i keq për Shqipërinë! Shpenzimet vërtetuan se oligarkët luajnë me shumë porta

Koci

Deputeti i PS Petro Koçi, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës zhvilluar një ditë më parë.

Koçi nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se protesta e mbrëmshme ishte një lajm i keq për Shqipërinë.

Reagimi i deputetit të PS Petro Koçi

Edhe se nuk ishte proteste me e madhe nga ato qe orientonte Lul Basha serish mund te themi se protesta e mbremshme ishte nje lajm i keq per Shqiperine.

Deshmoi se per pëdëistet Saliu eshte me i rendesishem se Shqiperia.

Deshmoi se euroatlantizmi ne PD nuk eshte bindje, por retorike pragmatiste.
Shpenzimet e protestes vertetuan gjithashtu se oligarket bejne loje me shume porta.

Nga ana tjeter verteton se standarti kulturor dhe politik i Berishes eshte mjaft i perhapur ne shoqeri. Deshmon se rinovimi i vertete politik, ndryshimi i lidershipit politik te ne eshte seprapthi. Prandaj Nano iku para Berishes kur duhej te ndodhte ndryshe. Iku Luli para Berishes, kur ky i fundit duhej te ishte ne pension.
Ndersa nga gjuha e analisteve kuptoj qe dhuna ne shoqerine tone eshte akoma pasion.

Protesta e opozitës, reagimi i parë nga PS: Një lajm i keq për Shqipërinë! Shpenzimet vërtetuan se oligarkët luajnë me shumë porta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook