Barazoi rekordin personal si zikaltër, Lautaro: Marrim çdo pikë, ja çfarë folëm pas Bolonjës

Lautaro Martinez, edhe pse mes dyshimesh dhe luhatjesh për formën e tij, ka arritur të shënojë 21 gola në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin më të mirë të tij te zikaltrit, atë të dy sezoneve më parë.

lautaro

Për argjentinasin, pasditja rrezikoi të kthehej në dramë, pasi në tentativën e parë nga pika e bardhë u ndal nga shtylla dhe më pas ishte vetëm goditja e dytë e tij që e dërgoi në rrjetë topin duke e dërguar sulmuesin dhe Interin e tij në festë.

24-vjeçari e di se hapësirat për gabime tani janë minimale, për të mos thënë që nuk ekzistojnë, kur janë vetëm dy pikë larg vendit të parë dhe ka vetëm 3 ndeshje për t’u luajtur dhe në përfundim të ndeshjes, nuk ka preferuar të ndalet te komenti i 11-metërshit, por te performanca dhe rezultati i arritur, duke zbuluar edhe bisedën me shokët e tij të skuadrës pas humbjes me Bolonjën dhe ndikimin që pati fitorja e Milanit në 90 minutat e tyre.

NDESHJA – “Tri pikë me vuajtje, por me shumë karakter. Duhej ligësi kundër një kundërshtari shumë të vështirë dhe agresiv dhe ne ia dolëm të tregoheshim të zotët për ta mbyllur ndeshjen dhe për të marrë tri pikët. Jemi akoma aty, duke luftuar dhe kështu do të jetë deri në fund”. MILANI – “E vështirë të luash në presionin e fitores së Milanit? Jo, nuk mendojmë për këto gjëra. Mendojmë vetëm për veten tonë, si të përqendrohemi maksimalisht dhe të fitojmë. Kjo është ajo që bëmë sot (dje) dhe kjo është ajo që do të bëjmë gjithmonë”.

BOLONJA – “Pas humbjes me Bolonjën, patëm bisedat tona dhe i rikujtuam njëritjetrit se duhet të ishim më të bashkuar si grup. Jemi të gjithë brenda së njëjtës skuadër, punojmë çdo ditë për të njëjtat objektiva dhe të gjithë e dimë shumë mirë sa shumë punë na është dashur për të arritur deri këtu”.

FINALJA E SEZONIT – “Mungojnë akoma tri ndeshje. Nuk e di kush është favorit, ata janë në vend të parë dhe ne na takon t’i përmbysim. E sigurt është që mendojmë vetëm për veten tonë. E dimë shumë mirë se çdo pikë është shumë e rëndësishme dhe nuk duam të humbasim asnjë pikë deri në fund”.

Përgatiti: NISLI GJINI – Arena e Lajmit


Barazoi rekordin personal si zikaltër, Lautaro: Marrim çdo pikë, ja çfarë folëm pas Bolonjës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook