Mocioni për mandatin e ministres Xhaçka, Bardhi-Nikollës: Shkelët rregulloren! Avokati: S’ka përfituar asnjë pasuri të shtetit

Keshilli

Është zhvilluar këtë të enjte mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në mbledhje po diskutohet për mandatin ministres Olta Xhaçka, e cila nuk ishte e pranishme, por u përfaqësua nga avokati i saj.

Palët caktuan dy relatorët, nga opozita Gazment Bardhi dhe nga mazhoranca Klotilda Bushka.

Nga ana e tij Gazment Bardhi u shpreh se kryetarja e Kuvendit ka shkelur rregulloren, pasi nuk e ka thirrur mbledhjen kur e ka kërkuar gjysma e deputetëve.

Pjesë nga diskutimi në mbledhje:

Bardhi: Në datën 5, ½ e anëtarëve të këshillit të rregullores kanë kërkuar thirrjen. Ju e keni injoruar kërkesën, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 13. Në kërkesën tonë kemi kërkuar mbledhjen të mërkurën dhe kjo ka qenë në përputhje me nenin, jo vetëm nuk kemi marrë përgjigje por ju cakton një datë tjetër. Këto shkelje nuk duhet të përsëriten më. Sa i takon çështjes tjetër, unë shikoj në objekt që në datën  1 korrik, 14-15 deputetë të tjerë që nuk kanë nënshkruar kërkesën e parë kanë kërkuar fillimin e procedurës për përcjelljen e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, gjykoj që kërkesa e datës 1 korrik është një kërkesë që mbetet pa objekt, sepse ne e kemi nisur procedurën parlamentare.

Nikolla: Rregullorja përcakton që për të thirrur mbledhjen vendos kryetari i kuvendit ose ½ e anëtarëve. Unë kam ushtruar detyrën që me jep rregullorja dhe kam caktuar datën dhe orën.

Felaj: Kuvendit i është paraqitur një kërkesë për mocion, nga 1/10 e anëtarëve të Kuvendit me një objekt që është i njëjtë me objektin e kërkesës për mocion paraqitur nga ana juaj. Kuvendi është i detyruar që ta shqyrtojë kërkesën për mocion dhe meqë kërkesa është ë njëjta që kjo kërkesë për mocion ti bashkohet kërkesës së më mëparshme.

Bardhi: Jemi dakord, nuk kemi asgjë kundër. Problemi  është që duke qenë se kërkesa specifikon që të nisë procedura parlamentare. Ku mocion është nisur para se të niste procedura parlamentare. Jemi dakord për bashkimin.

Avokati Genc Cifligu: Nga ana e një grupi deputetes që përfaqësojnë një të dhjetën e Kuvendit është paraqitur një mocion për Xhaçkën, kërkesa për heqjen e mandatit. Sipas mocionit, pretendohet se po ushtrohet nga ajo një veprimtari, veprimet e të cilës bien ndesh me pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit e ka parashikuar se si do të ndiqet për konstatimin e kufizimeve. Kuvendi bën verifikimin nëse mocioni i paraqitur ndaj një deputeti plotëson kërkesat juridike formale për vënien në lëvizjes të Gjykatës Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikës 3 në ato parashikohet se kur Kuvendi parashikon që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet Gjykatës kur deputeti shkel detyrimet dhe kryen veprimtari përfituese që vijnë nga shteti. E drejta e Kuvendit nuk është e drejtë e palimituar, vetëm një shkelje Kuvendi ka të drejtë të vendosë dërgimin e çështjes në Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikave kolegji i gjykatës kushtetuese, është shprehur se: që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit duhet që shkelja të jetë kryer nga vetë deputeti dhe jo nga person tjetër. Sipas paragrafit 2, Kushtetua jonë ia ka deleguar rasteve të veçanta.  Kërkesa për mocion, i referohet paragrafit 2 të Kushtetutës. Për shkak se siç pretendohet, rastet e parashikuara në pikën 2 nuk hyjnë në një çështje të Kushtetutës.

Arena e Lajmit

Mocioni për mandatin e ministres Xhaçka, Bardhi-Nikollës: Shkelët rregulloren! Avokati: S’ka përfituar asnjë pasuri të shtetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook