E papritura e Thomas Brdariç! Nga Europa me Vllazninë, shihni ku ka firmosur bashkë me të birin

Thomas Brdariç kthehet përsëri në pankinë. Por nëse mendoni se eksperienca e tij me Vllazninë në futbollin shqiptar e ka ndihmuar të bëjë një hap cilësor në karrierë, gaboheni. Trajneri gjerman pritet të emërohet në stolin e një klubi gjysmë-profesionist në Gjermani, bashkë me djalin e tij Tim.

BRDARIC 1

Sipas “RP” në Gjermani, Brdariç pritet që në ditët e ardhshme të prezantohet si trajneri i ri i skuadrës së SV Straelen në Ligën Rajonale Perëndimore në Gjermani, kategoria e katërt e piramidës së futbollit gjerman. Një klub që cilësohet gjysmë-profesionist e ku objektivi madhor do të jetë qëndrimi në gjysmën e sipërme të tabelës së klasifikimit.

Një vendim i çuditshëm po të llogaritësh se në eksperiencën me Vllazninë ai fitoi një Kupë Shqipërie dhe arriti të kalonte ture në Ligën e Konferencës. Por me sa duket, kaq nuk mjafton në CV për të bërë hapa para edhe në futbollin gjerman, ndaj kjo ka detyruar trajnerin që ta nisë përsëri nga kategoritë e ulëta në këtë vend.

Ashtu si te Vllaznia, në këtë aventurë pritet ta shoqërojë edhe djali i tij, Tim, i cili do të jetë pjesë e skuadrës që do të drejtojë babai i tij i famshëm si lojtar në Gjermani, por me sa duket jo edhe aq si trajner.

Arena e Lajmit


Loading…

E papritura e Thomas Brdariç! Nga Europa me Vllazninë, shihni ku ka firmosur bashkë me të birin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook