FOTO/ “Lumë” hashashi drejt Greqisë, pas furgonit në Kozani një tjetër ngarkesë me vlerë 190 mijë euro kapet në Igumenicë

043f5058 F3d9 435d A8ba 29baada820b6

Një tjetër ngarkesë me drogë është kapur në kufirin greko-shqiptar gjatë ditës së sotme.

Operacioni është zhvilluar nga policia greke pranë Igumenicës, ku është tentuar fillimisht të ndalohet një automjet i dyshimtë, por drejtuesi ka siguruar portat dhe ka kundërshtuar kontrollin.

Në vijim, policia helene ka ndërhyrë dhe brenda mjetit janë gjetur 70 pako me 77 kg e 320 gram marijuanë.

Droga nëse shitej në tregjet e narkotikëve, sipas policisë greke do të kapte vlerën e 190 mijë eurove.

Mjeti me të cilin transportohej lënda narkotike, rezulton në pronësi të një kompanie që jep makina me qera, ndërsa është arrestuar shoferi shqiptar.

FOTO/ “Lumë” hashashi drejt Greqisë, pas furgonit në Kozani një tjetër ngarkesë me vlerë 190 mijë euro kapet në Igumenicë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook