Zjarr në fshatin Pashnik në Berat, digjen 3 ha me pisha. Terreni i vështirë malor, zjarrfikësit me pompa uji dore dhe mjete rrethanore për të shuar flakët (Video)

Zjarr Berat

Një zjarr i madh ka përfshirë pllajën e zonës malore në fshatin Plashnik në Berat. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha, ndërkohë që zjarri po vijon të përhapet si rezultat i temperaturave të larta dhe erës.

Drejt zonës së zjarrit janë nisur 4 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, të cilët po punojnë me pompa uji dore dhe mjete rrethanore. Deri më tani zjarrfikësit nuk kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit, për shkak të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonën e zjarrit.

Mësohet se është kërkuar edhe ndihma e helikopterëve për hedhjen e ujit nga ajri, ndërkohë që vatrat e zjarrit janë ende aktive. Flakët e zjarrit që kanë pësuar shtrirje të madhe në pjesën malore dhe nga vendngjarja raportohet se deri më tani 3 hektarë sipërfaqe me pisha janë shkrumbuar.

Zjarr në fshatin Pashnik në Berat, digjen 3 ha me pisha. Terreni i vështirë malor, zjarrfikësit me pompa uji dore dhe mjete rrethanore për të shuar flakët (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook