Milani edhe më pranë titullit kampion, flet lideri i mbrojtjes: Fitore e madhe, shumë i lodhur për të festuar

Një tjetër paraqitje niveli për një fitore të zbukuruar nga fakti që Menjasë nuk iu desh të nxirrte topin nga rrjeta kundër Fiorentinës.

TOMORI 1

Fikajo Tomori i gëzohet soliditetit difensiv të Milanit, teksa për mediat tha:

“Nëse pësojmë kaq pak gola (8 gjatë 2022-shit) merita u takon të gjithëve sepse mbrojmë së bashku. Është krenari më vete të fitosh pa pësuar gola. Edhe fitoret bëhen më të lehta, ndaj le të vazhdojmë kështu.

Në këtë pikë të sezonit rëndësi ka vetëm fitorja”. Festa e kuqezinjve pasi u zhvillua në fushë me tifozët, vijoi edhe në dhomat e zhveshjes. Tension i akumuluar, por edhe një mënyrë për të shkarkuar stresin e ditëve të fundit. Këtë e konfirmoi mbrojtësi, i cili zbuloi që:

“Jemi të gjithë shumë të kënaqur. Një lumturi e jashtëzakonshme, por nuk po e shijoj dot sepse jam i sfilitur. Që nga nesër (sot), duhet të lëmë gëzimin mënjanë e të mendojmë për takimet e mbetura”.

Ashtu si Pioli e Leao, edhe Tomori kërkoi të falënderonte në mënyrë të veçantë tifozërinë kuqezi, e cila nuk la të lirë asnjë ulëse dje në “San Siro”. Ai bën thirrje për bashkim, teksa në fund të deklaratës shtoi:

“Stadiumi i stërmbushur nuk na jep presion. Përkundrazi na shton emocionet pozitive. Me ndihmën e tifozëve luajmë me më tepër energji sepse mbështetja e tyre na shton forcën”.

Arena e Lajmit


Milani edhe më pranë titullit kampion, flet lideri i mbrojtjes: Fitore e madhe, shumë i lodhur për të festuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook