Një nga më të mirët në fushë kundër Dinamos, braziliani i Partizanit jep sinjale largimi

Stenio Zhunior është një nga lojtarët më aktivë në rrjetet sociale te Partizani dhe herë pas here poston foto me nënshkrime “të koduara”.

ZHUNIOR

Në ndeshjen ndaj Dinamos braziliani ishte një nga më të mirët në fushë. Përveç golit të shënuar, që hapi ndeshjen, braziliani dha edhe një asist shumë të bukur për Carën në golin e dytë të “demave”.

Ditën e djeshme ai ka postuar një foto të tij gjatë ndeshjes me blutë, teksa përshkrimi i fotos lë të tjera sinjale largimi, që gazeta i ka paralajmëruar.

“Shpirti yt luftarak do të ketë vlerë vetëm kur të kthehet në një kujtim”, shkruan braziliani.

Pra, me pak fjalë ky mesazh interpretohet se Partizani do t’ia dijë vlerën kur të mos jetë më “dem”. Sulmuesit i skadon kontrata në qershor.

View this post on Instagram

A post shared by Stenio Junior (@steniojr_18)

Arena e Lajmit


Një nga më të mirët në fushë kundër Dinamos, braziliani i Partizanit jep sinjale largimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook