Tirana ka vendosur të çojë në KAS Tim Vairinen.
Skuadra bardheblu ka apeluar vendimin e FIFA-s që i jep të drejtë lojtarit finlandez, duke detyruar bardheblutë që të paguajnë 123 mijë euro.
Sipas burimeve në klub, Tirana ka porositur studion ligjore greke që të merret me çështjen.
Juristët e studios janë të bindur se Tirana do të paguajë edhe gjysmën e vlerës që ka fituar Vairinen në Disiplinën e FIFA-s.
Nga ana tjetër, Tirana ka kërkuar që në KAS pezullimin e dënimit për bllokimin e merkatos.
Tirana një gjë të tillë e ka bërë edhe më parë. Gjithashtu, për t’u bllokuar merkatoja duhet të ketë një kërkesë të lojtarit, në këtë rast Vairineni, ndërsa palët mund të bien edhe në marrëveshje.
Te Tirana janë të bindur që skuadra që nuk e ka merkaton e mbyllur, ndërsa nga ana tjetër, bardheblutë do të regjistrojnë lojtarët që kanë firmosur këto javë.
Skuadra bardheblu niset të hënën drejt Turqisë, ndërsa më 14 qershor njeh kundërshtarët për Europën.
Arena e Lajmit
LEXO EDHE:
EKSKLUZIVE/ Goditje për Tiranën! Kampionëve u rrezikohet merkato, ish-sulmuesi fiton gjyqin në FIFA. Ja shuma e majme (DOKUMENTI)
Loading…