Një person i pajetë është gjendur në një banesë private në lagjen “Varosh” të Lezhës.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Varosh” në Lezhë, në një banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi F.Z. 46 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet të jetë vetëvarur.
Trupi i tij po dërgohet në Morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.