Si Ndikon Konsumi i Rregullt i Çajit në Shëndetin e Zemrës?

Ka shumë studime që pretendojnë se ulja e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës mund të bëhet me anë të konsumit të çajit.

Njëri prej studimeve, gjithashtu edhe më i madhi në rang pjesëmarrësish, zbuloi se ata që konsumonin më shumë se tre filxhanë çaj në javë kishin një rrezik 20% më të ulët të sulmit në zemër. Dhe kjo në krahasim me njerëzit që pinë më pak se tre filxhanë në javë.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh më tej me ndikim që ka konsumi i çajit në shëndetin e zemrës tuaj.

Pse çaji është kaq i mirë për zemrën tuaj?

Për të kuptuar pse konsumi i çaji mund të jetë i mirë për zemrën, duhet të kuptoni fillimisht se si presioni i gjakut ndikon në shëndetin e zemrës tuaj.

Presioni i lartë i gjakut, i quajtur hipertension, dëmton muret e arterieve duke i bërë ato të ngurta dhe duke çuar edhe në bllokime.

Sa më i lartë të jetë presioni i gjakut, aq më shumë jeni të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Kur enët e gjakut nuk janë aq elastike sa duhet, rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit në zemrën tuaj zvogëlohet, duke çuar në dhimbje gjoksi dhe sulm në zemër.

Çaji dhe përbërësit e tij si polifenolet, luajnë një rol në relaksimin e arterieve duke zvogëluar inflamacionin dhe duke zgjeruar enët e gjakut.

Çaji gjithashtu mund të ulë ndjeshëm nivelet e kolesterolit “të keq”, që mund të mblidhet në arterie dhe të formojë pllaka.

Çaji jeshil është një ndër çajrat që përmban plot polifenole dhe katekina, dy përbërje antioksiduese të njohura për vetitë e tyre anti-inflamatore.

Ndërsa çaji i zi ka treguar se mund të ulë nivelet e triglicerideve, për shkak të polifenoleve që gjenden në të.

Duhet të dini se çajrat bimorë ofrojnë një mori polifenolesh, të cilat japin përfitime të shumta për shëndetin tuaj.

Prandaj konsumi i rregullt i çajit jo vetëm që mbron shëndetin e zemrës dhe parandalon probleme të ndryshme, por iu jep edhe përftimite të tjera shëndetësore./AgroWeb.org

Si Ndikon Konsumi i Rregullt i Çajit në Shëndetin e Zemrës?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook