Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin mbi makinën e tij tip “Benz” duke dalë kështu nga rruga.
Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi, shtetasi me inicialet D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe tre fëmijët e tij të mitur.
Të katër personat janë nën kujdesin e bluzave të bardha në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia bën me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijët e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.