Aksident në aksin rrugor Lezhë- Rrilë! Një automjet është përplasur me një motor në afërsi të një karburanti.
Drejtuesi i motorit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku sipas informacioneve të para është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.