Kanë luajtur bashkë në disa filma, Julia Roberts tregon se si George Clooney e shpëtoi nga depresioni dhe vetmia

Miqtë e vjetër, Julia Roberts dhe George Clooney po ribashkohen në filmin “Ticket to Paradise”, i cili u filmua në Australi.

Dhe Roberts ka rrëfyer se si familja Clooney e “shpëtoi” atë gjatë xhirimeve. Në një intervistë për Neë York Times, Roberts dhe Clooney treguan se si ishte të punon sërish së bashku pasi luajtën në filma si Ocean’s Eleven dhe Money Monster.

Gjatë xhirimeve të “Ticket to Paradise” që rezultoi me periudhën e pandemisë, Roberts qëndroi në një shtëpi e vetme, ndërsa Clooney, gruaja e tij Amal dhe fëmijët e tyre qëndruan në një banesë me qira afër saj.

Aktorja u shpreh se gjatë kësaj periudhe çifti i bashkëshortëve i ka qëndruar shumë pranë.

“Clooneys më shpëtuan nga vetmia dhe dëshpërimi. Ne ishim në një ‘flluskë’ dhe është koha më e gjatë që kam qenë larg familjes sime. Nuk mendoj se kam kaluar kaq shumë kohë vetëm që kur isha 25 vjeçe”, tregoi Roberts.

Per shkak të rritjes së rasteve me COVID në Australi, prodhimi i filmit “Ticket to Paradise” u shoqërua me vonesa.

Filmi me regjisor Ol Parker, ku në role kryesore janë Roberts dhe Clooney flet për historinë e një çifti të divorcuar që bashkohen dhe udhëtojnë në Bali për të ndaluar vajzën e tyre të bëjë të njëjtin gabim që ata bënë 25 vjet më parë. Gjithashtu në kast janë Billie Lourd, Kaitlyn Dever dhe Lily Lucas Bravo.

Kanë luajtur bashkë në disa filma, Julia Roberts tregon se si George Clooney e shpëtoi nga depresioni dhe vetmia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook