Megi Pojani është konkurrentja e radhës që është konfirmuar si pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram e formatit, ku shkruhet: “Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e #DWTS? Suksese Megi!”
Edhe vetë aktorja e ka rishpërndarë postimin krahas së cilit shkruan: “Kërcejmë me yllin më të madh të të gjitha kohërave.”
Kujtojmë se deri më tani konkurrentët e konfirmuar zyrtarisht janë anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani, moderatori Isli Islami dhe blogerja Sara Hoxha.
Sipas Kryefjala.com në ambientet e këtij televizioni po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.
Tanimë që ribashkimi i çiftit është pranuar edhe nga ato vetë publikisht, përveçse partnerë në jetë do të jenë edhe në skenë. Të njëjtat zëra bëjnë me dije se romanca e dyshes duke qenë se ndiqet me kërshëri nga publiku do të përdoret për të për të rritur audiencën e “Dancing With the Stars”.