EMRI/ Shqiptari sfidon autoritetet britanike, kthen në parcelë kanabisi ambientet e ish-Gjykatës

0 Js251981129

Një 20-vjeçar shqiptar ka kthyer në  parcelë kanabisi një zonë të braktisur brenda një gjykate të magjistraturës, në Angli.

Sipas mediave të huaja, Ilidion Brahaj, doli  në Gjykatën Chester Crown të ​​mërkurën ku u deklarua fajtor për akuzën e prodhimit të drogës së klasit B. Akuza vjen pas zbulimit të parcelës  me më shumë se 1,000 bimë brenda ish Gjykatës së Magjistraturës Halton në Northëay në Runcorn, dhe që përfshin një periudhë midis 1 shtatorit deri në 26 nëntor 2021.

Gjykata e Magjistraturës Halton u mbyll nga Ministria e Drejtësisë më 13 janar 2017, si pjesë e një ristrukturimi për uljen e kostove që pritej të kursente 350,000 £ në vit. Ajo ka mbetur bosh që nga ajo kohë.

EMRI/ Shqiptari sfidon autoritetet britanike, kthen në parcelë kanabisi ambientet e ish-Gjykatës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook