Dëm ekonomik qindra miliona lekë, KLSH kërkon masa deri në shkarkim për punonjësit e Ujësjellësit Gjirokastër, administratori dhe kreu i Bashkisë asnjë reagim

Gjirokastra

KLSH ka bërë një raport auditimi në Ujësjellësin e Gjirokastrës dhe ka rekomanduar disa masa për disa punonjës pas konstatimit se i kanë shkaktuar një dëm ekonomik qindra miliona lekë buxhetit.

Megjithatë as nga administratori i UKGJ Gentian Llogo dhe as nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi nuk kanë marrë asnjë masë, megjithëse raporti i KLSH-së dhe rekomandimet janë dërguar një muaj më parë.
KLSH ka rekomanduar masa deri në shkarkim për administratorin Gentian Llogu dhe është kryetari i Bashkisë Flamur Golemi si aksionari i vetëm i Asamblesë së Përgjithshme që duhet të marrë masa, ndërkohë që Llogu duhet të marrë masa dhe të reagojë për punonjësit e UKGJ.

Auditimi i KLSH-së është bërë për periudhën nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2021 sa i përket përdorimit të fondeve/ burimeve të Shoqërisë Aksionare UKGJ, gjatë ushtrimit të aktivitetit përkatës.

Sipas KLSH-së bazuar në evidencat e auditimit dhe dokumentacionin e vënë në dispozicion janë konstatuar se në veprimtarinë e Shoqërisë aksionare UKGJ, janë evidentuar devijime nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi.
Një nga rekomandimet e KLSH-së ka të bëjë me marrjen e masave për kualifikimin e operatorëve të cilët përmbushin plotësisht dhe saktësisht kriteret e vendosura me qëllim përdorimin e fondeve me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet.

Po kështu në raport thuhet se janë qindra miliona lekë dëm ekonomik dhe përdorim pa efektivitet për paga, shpërblime, mosrespektim i kuadrit ligjor dhe rregullator në dy procedura prokurimi.

Sipas KLSH, titullari nuk ka marrë masa për krijimin e një strukture të qëndrueshme organizative, duke bërë 3 herë ndryshime në vitin 2019, 24 herë ndryshime në vitin 2020 dhe 20 herë ndryshime në vitin 2021.

KLSH i rekomandon administratorit të UKGJ SHA, të marrë masa disiplinore për mbi 10 punonjës që sërish kanë mbetur pa përgjigje.

Dëm ekonomik qindra miliona lekë, KLSH kërkon masa deri në shkarkim për punonjësit e Ujësjellësit Gjirokastër, administratori dhe kreu i Bashkisë asnjë reagim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook