Gabimet që Pengojnë Rënien në Peshë dhe Çfarë Duhet të Bëni

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin e hekurt.

Ndonjëherë ky mision vështirësohet si pasojë e gabimeve të cilat ne i bëjmë pa vetëdije.

Studimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen me mish çdo ditë janë më të predispozuar të jenë të shëndoshë dhe mbipeshë.

Njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore nga ana tjetër janë më të prirur të kenë një peshë të shëndetshme trupore.

Të qenit të vetëdijshëm për atë që keni në pjatë është një hap shumë i rëndësishëm për rënien në peshë.

Mos konsumoni vaktet tuaja ndërkohë që bëni punë apo shikoni televizor.

Kaloritë merren njësoj si të hani ulur apo në këmbë.

Mos u merrni me ushqime të shpejta e kafshata të vogla në dukje të padëmshme përpara se të shtroheni për të ngrënë.

Uluni, hani dhe jini të kujdesshëm me racionet.

Përdorimi i enëve të mëdha të kuzhinës është i gabuar sepse tjetërson perceptimin e racioneve.

Për pasojë, është më e lehtë ta teproni me të ngrënit.

Pijet me kalori, të përpunuara dhe të ëmbëlsuara shtojnë kilogramë në peshën tuaj.

Në vend të tyre zgjidhni ujë dhe çajra bimorë.

Shmangia dhe kapërcimi i vakteve mund të duket sikur po hani më pak, por në të vërtetë jeni duke ngadalësuar metabolizmin.

Ky i fundit është si zjarri, nëse nuk i hidhni dru, do të shuhet.

Metabolizmi ka nevojë për ushqim çdo katër ose pesë orë.

Nëse bëhet siç duhet, një regjim i tillë mund të ulë kolesterolin, të ruajë shëndetin e zemrës dhe të shmangë kancerin.

Por ngrënia e tepruar e arrorëve, farave dhe vajrave të tyre rrit gjithashtu numrin e kalorive dhe të kilogramëve në peshore.

Periudha e tranzicionit nga një regjim gjithëpërfshirës në një regjim vegjetarian nxit nepsin për karbohidrate.

Që të frenoheni nga ky neps sigurohuni që çdo vakt të përmbajë një proteinë bimore dhe yndyrna të shëndetshme.

Kur ia ndaloni të ëmblat vetes, në të vërtetë po përpiqeni të shmangni të paevitueshmen.

E vërteta është se të gjithë bien pre e tundimit për të ëmblat, sidomos kur ia kanë ndaluar vetes për shumë kohë.

Një gjë e tillë nënkupton që do të hani ëmbëlsira pa fre dhe do të merrni më shumë kalori.

Dëshira për ushqim është shumë e madhe kur jeni të stresuar apo të mërzitur.

E rëndësishme është që mos t’i vini veshin stresit por më mirë sinjaleve të trupit që tregojnë me të vërtetë nëse jeni të uritur.

Djathi është një  burim i mirë proteine dhe kalçiumi por ai nuk duhet ngrënë në çdo vakt.

Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej tij, të paktën shoqërojeni me produkte bimore dhe zgjidhni ushqime pa yndyrë.

Patatet e skuqura, të ëmblat, ushqimet me yndyrë krijojnë varësi.
Shmangini sa më shumë që të mos shëndosheni.

Trupi ka nevojë për yndyrna, proteina dhe karbohidrate.

Nëse mendoni se blerja e produkteve pa yndyrë do ju ndihmojë të dobësoheni, atëherë gaboheni rëndë.

Trupi ka nevojë për yndyrë, ndaj zgjidhni yndyrna të shëndetshme.

Vaji i ullirit është padyshim një yndyrnë e shëndetshme por duke gatuar çdo ushqim të vaktit me këtë yndyrnë rrezikoni që të konsumoni shumë prej tij.

Ju mund të gatuani një ushqim me vaj ulliri dhe të tjerat t’i piqni ose t’i gatuani me avull./AgroWeb.org

Gabimet që Pengojnë Rënien në Peshë dhe Çfarë Duhet të Bëni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook