Vera e Rafael Leaos është si një libër “thriller”. Situata është komplekse në vetvete: Kontrata e tij i skadon në vitin 2024, në vetëm dy vjet, një kapitull prezantues i mprehtë.
Jo vetëm kaq, Leao duhet të kompensojë Sportingun e Lisbonës me (të paktën) 16.5 milionë për lamtumirën e papritur të vitit 2018, kur shkoi te Lila – duke menduar se kishte të drejtë – për bastisjen e një grupi ultras portugez në qendrën stërvitore të klubit. Megjithatë, tabloja tashmë është bërë edhe më e komplikuar, sepse në mars Rafael Leao (në mënyrë sensacionale) nënshkroi një marrëveshje me një menaxher tjetër.
Kush është? Një avokat francez i lidhur me babain e tij, i licencuar për të punuar si menaxher, por jo nga ata që e njohin futbollin, pra jo njeri që frekuenton tryezat e bisedimeve të klubeve të mëdha botërore.
RINOVIMI- Vendimi është i bujshëm sepse Leao ka qenë historikisht i lidhur me Zhorzh Mendeshin, menaxherin më të rëndësishëm në botë. Në këto raste, nuk është vetëm çështje prestigji dhe përfaqësimi, por edhe tejet ekonomike. Kontratat menaxhuese – dhe kjo marrëveshje e re, logjikisht, nuk mund të jetë përjashtim – përfshijnë dënime të rëndaqë lojtari duhet të paguajë në rast lamtumire.
Mbetet të shihet se çfarë pasojash do të ketë e gjithë kjo për Piolin, me një pikënisje të qartë. Milani e ka konsideruar gjithmonë përparësi rinovimin e Leaos dhe situata nuk ka ndryshuar me ardhjen e Xheri Kardinales, i cili e di se sa i fortë është portugezi dhe çfarë çmendurie do të ishte ta humbiste atë pa arkëtuar asgjë. Vetë sulmuesi me klubin e ka bërë gjithmonë të qartë se dëshiron të rinovojë, me një qëndrim shumë më pozitiv se ai i Frenk Kesit.
SKENARI- Çështja është të kuptojmë se si do të vazhdojë dialogu, në momentin kur Milani është në një fazë tranzicioni dhe Leao do të kthehet nga pushimet vetëm në fund të muajit. Milani ndoshta do të duhet të flasë me një menaxher tjetër, por për një tifoz kuqezi ky mund të mos jetë një lajm i keq, përkundrazi, çdo klub i interesuar për numrin 17 duhet të zgjidhë disa situata të vështira.
Kompensimi për Sportingun, përqindja e rishitjes për Lilën, tani nevoja për të folur me një menaxher që nuk është mësuar me negociatat. Situatë shumë e ngjashme me atë që e ndërlikoi rinovimin e Dibalës me Juventusin derisa bëri që firma e argjentinasit të avullonte.
Arena e Lajmit
Loading…