U arrestua sot në Berat, cili ishte roli i Sokol Bodes në grupin “Habilaj”, si u arratis nga Muriqani kur e kërkonte policia

1660245366 1650618604sokol

Mbrëmjen e sotme në Berat është vënë në pranga ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg në mungesë.

Bode është një nga tre ish-zyrtarët e policisë, ku bëjnë pjesë edhe Jaeld Çela e Gjergj Kohila që kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës me grupin “Habilaj” që kishte lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte shpallur në kërkim Boden dhe ka kryer ndër vite disa operacione për kapjen e tij, ku janë dekonspiruar nga kolegët.

Oficerët e policisë gjyqësore, kishin arritur të binin në gjurmët e ish-funksionarëve të policisë 2 ditë para se të lëshoheshin 3 urdhrat e ndalimit, ku për Sokol Boden gjykata kishte vendosur më herët “arrest në burg” në mungesë. Sokol Bode pasi ishte njoftuar për aksionin e policisë, ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit.

Në dosjen që “Balkanweb” ka siguruar për këtë rast, Bode, dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj, që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

“Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrës të këtij grupi kriminal janë edhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke ju ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë”, thuhet në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb”.

 

U arrestua sot në Berat, cili ishte roli i Sokol Bodes në grupin “Habilaj”, si u arratis nga Muriqani kur e kërkonte policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook