Britney Spears njihet për pozat nudo në rrjetet sociale, por fansat e saj duken të shqetësuar dhe të revoltuar ndaj postimeve të fundit të këngëtares.
Ylli i popit, e cila është në pritje të ëmbël, postoi 12 foto krejtësisht nudo në llogarinë e saj në Instagram, ku krahas tyre shkruan:
“Foto nga hera e fundit që kam qenë në Meksikë, para se të kishte një fëmijë brenda meje. E mira është që dukem. 10 vjet më e re me pushime.”
Pas këtyre postimeve fansat e Britney Spears i janë lutur asaj që të ndalojë së ngarkuari foto nudo në mediat sociale.
Brenda pesë orësh, 40-vjeçarja kishte ngarkuar foto shumë të ngjashme me njëra-tjetrën në tre postime të veçanta.
Fotot të njëjta janë postuar gjithsej gjashtë herë me ndryshimin e vetëm të hijes dhe afërsisë. Ajo shfaqet duke mbuluar gjoksin me duar, ndërsa ka përdorur një emoji ngjyrë rozë për të mbuluar pjesët intime.
Një komentues shkroi: “Nuk kemi nevojë ta shohim këtë dhe nuk kemi nevojë ta shohim 5 herë në një filtër tjetër”, ndërsa një tjetër shtoi: “Ju lutemi kini pak respekt për veten dhe fëmijët tuaj.
“Kjo është publike. A doni që miqtë e djalit tuaj ta shohin këtë lloj gjëje? Ti je më e mirë se kaq.”– shkruan një tjetër ndjekës.
Një i tretë shkruan: “Çfarë je duke bërë ndaloje.”
Megjithatë, u duk sikur komentet ranë në vesh të shurdhër pasi vetëm disa orë më vonë këngëtarja e “Baby One More Time” ndau një tjetër foto të ngjashme. Komentet ishin të përziera, me mbi 300,000 fansa që e pëlqyen foton, përfshirë të fejuarin e saj Sam Asghari.
Ndërsa shumë ndjekës treguan dashurinë e tyre për yllin, të tjerë i kërkuan sërish që të ndalonte me postimet nudo.
Një ndjekës thjesht shkroi: “Të lutem ndalo”, ndërsa një tjetër shkruan me shaka: “Oops, ajo e bëri sërish”.
Një e treta pyeti nëse ajo ishte mirë, duke shkruar: “Ne të gjithë e duam Britney-n, por jemi shumë të shqetësuar.”
Megjithatë, ky postimet nuk mbaruan me kaq, pasi ajo publikoi përsëri tre poza të tjera të ngjashme nën mbishkrimin: “Ju dua të gjithëve SSSSSSSSSOOOOOOOOooooo shumë !!!