“Je malok”, si nisi sherri që i kushtoi jetën 60-vjeçarit në Tiranë, autori përdorues droge (VIDEO+FOTO)

Vrasja Tirane 2

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Tiranë. Një 37-vjeçar qëlloi me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi pa një konflikti të çastit mes këtyre  dy personave. 37-vjeçari Olgert Dhimitri dhe 60-vjeçari ishin banor të së njëjtës lagje dhe ishin duke konsumuar alkool në një lokal , ku edhe më pas janë konfliktuar verbalisht.

Sherri mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin.

Vrasja Ok

Pas sherrit verbal ata kanë dalë jashtë dhe 37-vjeçari e ka goditur me thikë të moshuarin, ku si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari humbi jetën. Dyshohet se 37-vjeçari është gjithashtu edhe përdorues i lëndëve narkotike.

“Je malok”, si nisi sherri që i kushtoi jetën 60-vjeçarit në Tiranë, autori përdorues droge (VIDEO+FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook