Nga përfundimi i mandateve të kryetarëve të degëve te Presidenti i ri/ PS mbledh Asamblenë të shtunën, ja çfarë pritet të diskutohet

Ps

Këtë të shtunë pritet të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku në fokus do të jetë ratifikimi i një sërë vendimesh të artikuluara në Kongres.

Gaztari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se në Asamble do të ratifikohen disa nga ndryshimet statutore, e po ashtu tha se do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e ri.

Gjithashtu po sipas gazetarit Gjençaj në këtë Asamble pritet të ketë diskutime për përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

“Do të diskutohet mbi Asamblenë Kombëtare që do të zhvillohet këtë të shtunë. janë disa projektvendime që do të kalohen që vendosin në fuqi vendimmarrjet në Kongresin e fundit. Janë vendime që lidhen me ndryshimet statutore. Një vendim që do të rafikohet është edhe ndërprerja e mandatit të kryetaerëve të degëve të PS dhe fillimin e procedurës së zgjedhjeve të krerëve të rinj. Ato lidhen me jetën organizative të PS dhe kanë të bëjnë më përgatitjen e zgjedhjeve lokale e priten të zhvillohen pranverën e ardhshme. Në mbledhjen e kryesisë së PS pritet të ketë diskutime për përzgjedhjen e presidentit të republikës”, tha gazetari.

Arena e Lajmit

Nga përfundimi i mandateve të kryetarëve të degëve te Presidenti i ri/ PS mbledh Asamblenë të shtunën, ja çfarë pritet të diskutohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook