Arratia i zgjat një orë, arrestohet 21-vjeçari në Korçë që u largua nga salla e gjyqit

012f440e F95b 4852 A347 036dd6725606

Policia ka mundur të kapë 21-vjeçarin Kristi Mejdolli, i cili u arratis mesditën e kësaj të diele nga ambientet e Gjykatës së Korçës, ku pritej t’i jepej masa për një vjedhje të pretenduar.

Raportohet se i riu akuzohej për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom dhe arrestimi i tij ishte bërë i mundur të premten.

Ai dyshohet se ka vjedhur një motor frigoriferi dhe një biçikletë në banesën e 44-vjeçarit V. H.

Njoftimi i Policisë:

Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së sotme, i cili bënte fjalë për largimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e shtetasit K. M., (i arrestuar më parë për vjedhje) ju informojmë se falë veprimeve të shpejta, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës dhe shoqërimi i tij, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Arratia i zgjat një orë, arrestohet 21-vjeçari në Korçë që u largua nga salla e gjyqit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook