Haland ishte vetëm fillimi, Mançester Siti është gati të bëjë çmenduri për mesfushorin e Anglisë

Transferimi i Erling Haland te Mançester Siti nuk do të jetë lëvizja e vetme e kampionëve të Anglisë gjatë kësaj vere. Pep Guardiola ka si synim që të rindërtojë mesfushën e skuadrës së tij me emra të rinj për një projekt afatgjatë dhe është gati të bëjë çmenduri në merkato për futbollistin që ka piketuar.

0_GettyImages-1228871399

Një nga surprizat e edicioneve të fundit në Angli është padyshim futbollisti i Lids, Kalvin Filips, i cili brenda një periudhe të shkurtër ia doli të siguronte edhe vendin në radhët e përfaqësues britanike. Guardiola e kërkon si përforcim të rëndësishëm për ekipin e tij dhe në mediat angleze përflitet që tani për një shifër prej 60 milionë paund që “qytetarët” janë të gatshëm të paguajnë për 26-vjeçarin.

Ky i fundit ka qenë në orbitën edhe të klubeve të tjera të njohura në Angli, por kjo ofertë për t’iu bashkuar Mançester Sitit duket e parefuzueshme. Ndaj mediat angleze e shohin këtë si blerjen e dytë të madhe të Guardiolës për këtë merkato të verës pas sigurimit të sulmuesit norvegjez.

Arena e Lajmit


Loading…

Haland ishte vetëm fillimi, Mançester Siti është gati të bëjë çmenduri për mesfushorin e Anglisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook