Juventusi nuk ka ndër mend që të dorëzohet për Zhorzhinjon dhe po tenton në çdo mënyrë që të gjejë një mundësi për ta bërë të vetin fantazistin italian, i cili kërkon të rikthehet në Serinë A.
Dhe nga Spanja, “Todofichajes.com”, garantojnë se 31-vjeçari i bluve të Londrës e ka dhënë tashmë aprovimin për t’iu bashkuar Juves, ndërsa këta të fundit i kanë bërë Çelsit ofertën e radhës: shkëmbim kokë më kokë me brazilianin Artur Melo, i cili në Torino i ka mbyllur ditët.
Gjithsesi çdo gjë mbetet për t’u parë pasi dhe Arsenali nuk ka hequr akoma dorë nga braziliani i Juventusit.
Arena e Lajmit