I dënuar 10 vite më parë për kultivim droge/ 46-vjeçari shqiptar nuk zë mend, kapet sërish duke shpërndarë kokainë, arrestohet nga policia greke

Leke

Shqiptari ne Greqi u la i  lire pak kohe me pare pasi ra ne pranga per kultivim droge, por mesa duket asgjë nuk kishte ndryshuar. Së bashku me një 54-vjeçar kanë rënë në pranga pasi shpërndanin sasi droge në të gjithë Athinën.

Shqiptari 46-vjeçar, i cili raportohet se trafikonte drogë nga Atika Perëndimore drejt periferive jugore.

Kur e arrestoi, policia në zonën e Agios Dimitrios gjeti “2 pako me 670 gram kokainë, një pistoletë me karikator dhe 9 fishekë, 2 peshore elektronike, dy makina, 16600 euro dhe 33700 lekë shqiptare”.

Siç u zbulua, dhjetë vite më parë ai u arrestua sërish për trafikim të një sasie kokaine por edhe për vjedhje. Policia i ka zbuluar edhe një “kript” në makinën e tij ku nuk kishte drogë.

I dyti, 54 vjeç, u arrestua në zonën e Zografou dhe posedonte 0.9 gram heroinë. Por nga kontrolli në shtëpinë e tij u zbuluan “351,3 gram heroinë, 8,1 gram kanabis të papërpunuar, një peshore elektronike, 20,490 euro dhe një celular”. 54-vjeçari akuzohet për trafik droge në zona të Atikës Perëndimore, ndërsa rreth njëzet vite më parë u arrestua sërish për trafik droge.

Të arrestuarit për dy rastet janë dërguar në prokurori.

 

I dënuar 10 vite më parë për kultivim droge/ 46-vjeçari shqiptar nuk zë mend, kapet sërish duke shpërndarë kokainë, arrestohet nga policia greke

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook