Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim nga një qytetar dixhital.
Në denoncimin në fjalë akuzohet kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Sulin, ku pretendohet se ai shet me 1000 euro një vende për varrim. Sipas qytetarit, një vend varri që supozohet të jepet falas, është shitur për 1000 mijë euro.
“Keto vende i ka zen nje kusheri i imi dhe ka paguar 1000 euro per nje vend varri. Sekseri i tha qe un vetem njeqind euro mar vet tjerat i mer Rakip Suli. Ne foton qe shikoni jane 12 vende per varre. Beni llogarit vet se sa ka mar Rakip Suli,”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.
Arena e Lajmit