Partizani e sakrifikoi për Kallakun, mesfushori i jep lamtumirën të kuqve pas vetëm 6 muajsh

Klubi i Partizanit po përjeton në këtë periudhë një sërë largimesh me planet e trajnerit Dritan Mehmeti të cilat mbeten të paqarta sa i përket elementëve që ai do të ketë në dispozicion. Nga ekipi kryeqytetas janë larguar lojtarë të cilët ishin protagonistë në sezonin e kaluar dhe të cilëve iu është mbyllur kontrata apo huazimi te të kuqtë, por edhe lojtarë të cilët nuk kanë gjetur hapësirat që kërkonin.

kullaj

Një prej tyre është edhe mesfushori Kristi Kullaj. Ai u afrua gjatë merkatos së janarit si një mesfushor i cili pritej që pak nga pak të integrohej në planet e ekipit. Por për shkak të pranisë së Kallakut në rreshtimin e Partizanit, ai u desh të bëhej pjesë e skuadrës U21 që të luante rregullisht, duke mos qenë në gjendje të tregonte atë për të cilën kishte nënshkruar me këtë klub.

Palët kanë vendosur ndërprerjen e marrëveshjes mes tyre, siç e konfirmoi vetë mesfushori me një postim në rrjetet sociale. “Do të doja që kjo aventurë të zgjaste më shumë, por kushtet ishin të tilla. Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua, bashkëlojtarët, punonjësit e stafin dhe veçanërisht trajnerin Ilir Daja, i cili ishte i pari që besoi te unë”, theksonte Kullaj në mesazhin e tij.

WhatsApp Image 2022-06-11 at 4.13.08 PM

Arena e Lajmit


Loading…

Partizani e sakrifikoi për Kallakun, mesfushori i jep lamtumirën të kuqve pas vetëm 6 muajsh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook