Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, i është përgjigjur ish-kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, pas deklaratës së këtij të fundit ku mohoi akuzat e bëra nga Sali Berisha në emisionin “Open”, ku ish-kryeministri e akuzoi atë si bashkëpunëtorin më të ngushtë të Enkelejd Alibeaj dhe që ka fituara para me thes nga tenderat dhe inceneratorët.
Këto akuza Kapllanaj i hodhi poshtë, duke thënë ndër të tjera se “për sa u takon shpifjeve për qindra milion euro, tendera imagjinarë, thasë me para të inceneratorëve, që paskam marrë unë nga Edi Rama, ta qaj hallin, sepse Gërdeci të rëndon mbi shpatulla ty, familjarëve të tu dhe një pjesë të atyre që aktualisht të rrethojnë”.
Por në një reagim të bërë në Facebook, Garo ka publikuar disa fotodokumente, duke thënë se në to “gjenden dhjetëra tendera me vlerë dhjetëra miliona euro të fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama”
Reagimi i plotë: