U shpall lojtari më i mirë i muajit te Arsenali, Xhaka me mentalitetin e liderit: Dua përsëri shiritin e kapitenit

Një nga lojtarët më në formë të Arsenalit dhe shtylla e skuadrës këtë sezon, Granit Xhaka, gjatë një interviste për “Sky Sports” ka zbuluar rikthimin e tij si lider në fushë pas incidentit me tifozët dhe heqjes së shiritit të kapitenit në vitin 2019 nga Unai Emeri.

GRANIT XHAKA

“A mund të bëhem një ditë sërish kapiteni i Arsenalit? Kurrë mos thuaj kurrë. Por unë nuk isha gati për të sërish. Një kapiten i Arsenalit mund të jetë pa shirit dhe unë po përpiqem të udhëheq lojën dhe lojtarët pa shirit. Por nëse nesër vjen dikush nga klubi dhe më pyet nëse dua ta marr, unë do të jem këtu, sepse e di që jam gati ta bëj sërish”, tha mesfushori 29-vjeçar.

Gjithashtu Xhaka mori dhe çmimin prestigjoz nga klubi i tij, duke u shpallur lojtari i muajit Prill te Arsenali.

Arena e Lajmit


U shpall lojtari më i mirë i muajit te Arsenali, Xhaka me mentalitetin e liderit: Dua përsëri shiritin e kapitenit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook