“Pse SPAK nuk heton sarajet e Ramës”?! Berisha: Do paguani qimet e kokës për dosjet, më 2013 në Ballsh prodhohej…

Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, teksa iu drejtua organeve të drejtësisë me disa pyetje lidhur me hetimin ndaj politikanëve, me në krye kryeministrin Edi Rama.

Berisha pyeti SPAK-un se pse nuk heton sarajet e Edi Ramës, ndërsa iu drejtua qytetarëve, duke thënë se ata do të presin 20 vite për proceset gjyqësore, pasi sipas tij, drejtësia është e kapur.

“Ky është një parlament që vij këtu vetëm për ju qytetarë. Sepse futem këtu në një parlament njerëzish të kthyer në skllevër nga kryetari i tyre. Ai iu hoqi të drejtën e votës njerëzve të tyre. Unë jam i vetëdijshëm se aty ku hiqet vota, flet krimi, mafia, se aty ku nuk është vota, shkelmohet dinjitet. Ndaj dhe këto sjellje të këtyre janë kështu, por unë do mbroj interesat tuaja, do rri këtu. Sepse kanë ngritur një drejtësi unike në botë, që nuk e pranon askush më. Po kundërmon erë në mbarë Evropën. Sepse ju të dashur qytetarë e humbët të drejtën për të pasur një proces zgjedhor të drejtë. Me dosjet e krijuara do prisni 20 vite, ose do të paguani qimet e kokës për të afruar proceset gjyqësore. Për të pasur një proces gjyqësor ju do të paguani shumëfishin e asaj që paguanit më parë.

Kjo pasi përfaqësuesit e drejtësisë janë të besuarit e partisë. Pyesni pak ata të SPAK, KLGJ, pse nuk hetohen sarajet e Edi Ramës? Por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro, me 99% të fondit limit.

Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Ramën, Veliajn, Ahmetan për aferën e tmerrshme të djegësve. Me një procedurë antiligjore, që mund ta përdorin vetëm hajdutët e nivelit më të lartë. Pyesni pak këtë drejtësi që këta këtu i thurin lavde, pse ju blini cmimet e ushqimeve 7% më shtrenjtë se evropianët? Më 2013 dhe 2012, Ballshi prodhonte 100-150 mijë tonë. Pra, po të shtojmë dhe importin, konsumi i naftës rreth 700 mijë tonë. Po sot, ku janë? Sot ministra na raporton këtu naftën tranzit për në Kosovë, si naftë tranzit që hyn në Shqipëri”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Pse SPAK nuk heton sarajet e Ramës”?! Berisha: Do paguani qimet e kokës për dosjet, më 2013 në Ballsh prodhohej…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook