“Disa prokurorë shërbejnë si lavatriçe për ata me pasuri marramendëse”! Shpërthen Xhafaj: Hiqni dorë nga presioni ndaj drejtësisë! Pres më shumë nga SPAK

Capture

I ashpër është treguar ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, teksa ka folur për organet e reja të drejtësisë, duke u ndalur veçanërisht te SPAK. Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj u shpreh se bashkohet me ata që kanë më shumë pritshmëri te SPAK, sa i përket goditjes së grupeve kriminale dhe korrupsionit.

“Nuk është normale që KLP, edhe tre vite pas ngritjes, nuk ka miratuar akoma rregulloren. E papranueshme mungesa e komunikimit të organeve të drejtësisë, e pafalshme mbajtja e qëndrimeve publike. Bashkohem me ata që kanë më shumë pritshmëri tek organet e drejtësisë, e veçanërisht te SPAK, sa i përket goditjes së grupeve kriminale dhe korrupsionit. Nuk duhet të rendin pas statistikave, por duhet të fokusohen te çështjet kryesore. Janë çështje “ të vjetra” në kohë dhe të reja, por të gjitha me ndjeshmëri të madhe.

Për disa të tjerë të flakur nga sistemi për pasuri marramendëse, deri në miliona euro, shkojnë në Durrës, Elbasan e Tiranë, me shpresën se mund të gjendet aty ndonjë prokuror që mund të shërbejë si lavatriçe. Duhet të parandalojmë këto dukuri. Ne këtu dhe gjerësisht qytetarët me shumë të drejtë kërkojmë rezultate ndaj njerëzve të drejtësisë.

Disa këtu nuk reshtin duke qarë për rikthimin e asaj drejtësie, që përdornin. Duhet hequr dorë nga gjuha denigruese dhe presioni. Roli i Kuvendit mbetet thelbësor në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Kuvendi ka hapësirat e duhura ligjore për ta ushtruar këtë përgjegjësi
Ju pëlqen apo jo, pa mbështetjen e partnerëve, pa luftën e tyre ndaj demonëve të vjetër, nuk mund të kishim Reformë në Drejtësi. SHBA u bë barrikadë për ata që drejtësinë e kanë parë si mbështetje të tyre”, u shpreh ish-ministri Xhafaj.

Arena e Lajmit

“Disa prokurorë shërbejnë si lavatriçe për ata me pasuri marramendëse”! Shpërthen Xhafaj: Hiqni dorë nga presioni ndaj drejtësisë! Pres më shumë nga SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook