Besart Ibraimi është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Struga Trim Lum.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi shqiptar që luan në Maqedoninë e Veriut ka prezantuar sulmuesin me anë të një videoje spektakolare.
Vitet e fundit Ibraimi kërkohej dhe nga skuadrat e Superiores, me Tiranën që vitin e kaluar ishte pranë transferimit të 35-vjeçarit dhe këtë vit, i cili ishte shumë pranë Partizanit, me klubin e kuq që u fut në bisedime e më pas është tërhequr.
Arena e Lajmit
Loading…