Majko tregon prapaskenat brenda institucioneve të Drejtësisë: Kryeprokurori në krizë me strukturat e reja, SPAK në luftë në ftohtë me BKH-në (VIDEO)

Majko

Deputeti socialist, Pandeli Majko foli sot në Kuvend për përplasjet brenda institucioneve të drejtësisë në vend.

Duke u ndalur në diskutimin e pr.rezolutave të këtyre institucioneve ai u shpreh se Kryeprokurori është në krizë me institucionet e drejtësisë, ndërsa SPAK në luftë të ftohtë me Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Sot kjo histori e fëmijërisë sime më kujton familjarizimin e drejtësisë me statuskuonë e korrupsionit dhe pastrimin e parave. Ai është i frikshëm. Kjo statuskuo ka krijua të paprekshëm. Prishja e saj ka qenë qëllimi kryesor i reformës në drejtësisë. Pagat dhe strukturat e reja janë dytësore karshi qëllimit për të ndarë systemin e dretjësisë nga influenca e të mësurit me erën e krimit.  Marrëdhënia e prokurorit të Përgjithshëm me strukturën e drejtësisë është në një krizë të pashpallur ndërsa në SPAK marrëdhënia e prokurorisë së posaçme me Byronë Kombëtare të Hetimit ka cilësinë e luftës së ftohtë”, tha Majko.

Sipas tij “Mungesa e koordinimit në organet e akuzës është shqetësuese me fajtorë pa faj. Përfaqësuesit e drejtësisë duhet të mirëkuptojnë se konfuzioni që vjen nga aplikimi i reformës në drejtësi po rrit kontrollin e antiligjit në shoqëri. Në trupën e drejtësisë ka njerëz që nuk duken të interesuar për fuqinë apo lirinë e ofruar nga reforma e drejtësisë. Ata duan të kontrollohen si më parë pasi vlerësojnë më të rëndësishme rehatinë dhe sigurinë”.

Majko tregon prapaskenat brenda institucioneve të Drejtësisë: Kryeprokurori në krizë me strukturat e reja, SPAK në luftë në ftohtë me BKH-në (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook