Osman Dembele duket se e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, me francezin që ka refuzuar rinovimin me Barcelonën dhe pritet t’i bashkohet Çelsit si lojtarë i lirë, me kontratën e tij që përfundon në fund të muajt qershor.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, 25-vjeçari duket se është bindur nga oferta e “Bluve” dhe ka vendosur të transferohet në Premier Ligë për të provuar një aventurë të re.
Oferta e përmirësuar e Barcelonës për rinovimin e kontratës duket se përsëri nuk e ka bindur Dembelenë, i cili pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Çelsit.
Arena e Lajmit
Loading…