EKSKLUZIVE/ Egnatia konfirmon edhe tri largime, janë të gjithë mesfushorë…

Egnatia ka konfirmuar edhe tri largime të tjera nga skuadra pas maqedonasit Filip Duranski.

EGNATIA

“Panorama Sport” ka konfirmuar pak minuta më parë se klubi rrogozhinas ka nxjerrë jashtë planeve për sezonin e ri edhe tre mesfushorë: Demir Imeri, Bruno Telushi dhe Guilherme Eller.

Të parit i ka përfunduar kontrata dhe palët nuk kanë gjetur një marrëveshje. Kësisoji Imeri mund të quhet lojtar i lirë tashmë.

Ndërsa vlonjati Telushi dhe braziliani Eller janë prej muajsh të dëmtuar dhe pavarësisht riaftësimit të tyre, klubi nuk i ka më në plane për sezonin 2022-2023.

Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me mbrojtësit Gëzim Krasniqi dhe Ilir Allmuça, të cilëve u ka skaduar kontrata dhe për momentin duken larg Rrogozhinës.

Gjithsesi, në klub hezitojnë t’i konfirmojnë si largime, paçka se lojtarët janë të lirë tashmë për të zgjedhur.

Allmuça duket më pranë Gjilanit në Kosovë, aty ku trajner është emëruar Zekirija Ramadani.

– Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Egnatia konfirmon edhe tri largime, janë të gjithë mesfushorë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook