“Çfarë ndodh me këtë drejtësi?”, deklarata e fortë e Berishës: 7 km rrugë në Tiranë kushtuan 210 milionë euro!

Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kreu i PD-së, deklaroi sot nga Kuvendi se 7 km rrugë në Tiranë kushtuan 210 milionë euro.

Sipas tij kryeqytetasit i paguajnë çdo ditë 80 mijë euro inceneratorit, ku pronarët e tij janë në kërkim.

“Çfarë ndodh me këtë drejtësi? A e dini ju që në aferën e djegësve Erion Veliaj vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë dhe çdo ditë disbursohen nga paratë tuaja 80 mijë euro për këta hajdutë? Çfarë bën kjo drejtësi? Cila drejtësi është kjo? A e dini ju se 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar 210 milionë euro? Ka kushtuar 30 milionë euro km. Ka shkuar 40% më shtrenjtë se kilometri në tunelin e Kalimashit. 100% më shtrenjtë se km në tunelin e Krrabës. Hetojnë këta…Prandaj këta u thurin lavde këtu dhe i duartrokasin”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Çfarë ndodh me këtë drejtësi?”, deklarata e fortë e Berishës: 7 km rrugë në Tiranë kushtuan 210 milionë euro!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook