VIDEO/ Krifca tregon nismën e e re të Qeverisë: Fermerët program falas online për të mësuar çfarë të mbjellin

Krifca

Pas deklaratës që bëri xhiron e rrjeteve sociale se do të hapej një ‘akademi për barinjtë’, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka treguar nismen e re te qeverise.

Nga foltorja e Kuvendit, Krifca pohoi se qeveria do të ngrenë një program falas online për fermerët.

“Po kryejmë dixhitalizimin e sistemit të programit në mënyrë që i gjithë informacioni të procesohet online, të shkurtojmë kohë deri në lidhjen e kontratave duke e bërë kështu zbatimin e këtij programi online një ndër të para në rajon. Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të tokës bujqësore, që është qëllimi i interpelancës, kemi ngritur programin e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës.

Kemi ndërtuar një sistem me të dhëna kadastrale të cilësisë së përdorimit të tokës, program i cili do t’u mundësojë fermerë akses online të të dhënave dhe tipeve të tokës, kulturave dhe përshtatshmërinë bujqësore që është më e udhës të kultivohen me bazën e të dhënave për në nivel parcele. Ofrojmë informacion shtesë kështu për të gjithë fermerët, i cili do të jetë falas, për sipërmarrësit që duan të investojnë në bujqësi dhe të kulturave më të përshtatshme që duhet të kultivojnë në tokën e tyre. Fermeri merr informacion për cilësinë e tokës ku do të dojë të ndërtojë fermën e tij.”

VIDEO/ Krifca tregon nismën e e re të Qeverisë: Fermerët program falas online për të mësuar çfarë të mbjellin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook