Portieri i PSG-së, Xhaluixhi Donaruma është bërë sërish protagonist i një episodi aspak pozitiv në përfundim të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Italisë.
Ish-portieri i Milanit në momentin që do t’i bashkohej pjesës tjetër të skuadrës në autobusin e Italisë është ofenduar nga një tifoz në distancë dhe ka shkuar të ballafaqohet me të.
Portieri afrohet tek personi në fjalë dhe i bën thirrje të mos flasë më duke shkëmbyer disa fjalë me të dhe më pas largohet i nevrikosur.
Episodi është bërë viral në rrjetet sociale, me Donarumën që duket se pas telasheve në fushën e lojës po përballet dhe me disa probleme të tjera jashtë saj.
Arena e Lajmit
Loading…